Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Misteri i shpërthimeve të fuqishme në Lezhë, çfarë i shkaktoi...

Misteri i shpërthimeve të fuqishme në Lezhë, çfarë i shkaktoi...

09:50, 20/01/2021
A+ Aa A-

Vijojnë të mbeten mister dy shpërthimet e fuqishëm që tronditën Lezhën mbrëmje e djeshme. Mësohet se nga monitorimi nuk është konstatuar lëvizje avionësh, ashtu sikurse u dyshua fillimisht që zhurma e madhe mund të jetë krijuar nga këta të fundit.

Ndërkohë një ndër dyshimet më të mëdha është se shpërthimi mund të ketë ndodhur në det, që nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar.

Dëshmitarë u shprehën mbrëmë për mediat të bindur se zhurma e madhe erdhi nga deti. Aq shpërthim i fuqishëm ishte, sa njeri nga banorët deklaroi për Syri TV se 'menduam se mos ishte ndonjë cunami'.

Prej orës 20:00 mbrëmë policia kontrolloi zonën urbane dhe rurale, por nuk gjeti asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Kështu, edhe një ditë më pas ky shpërthim i fuqishëm është i mbuluar me mister.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 20/01/2021 11:08

Po na eshte thene qe nuk kemi nevoj per ushtri dhe aviacion se na ruan NATO .Ku eshte NATO ne kete rast.Shqiperia u shkaterrua me qellim.Ne cdo gje qe bejne qeveritaret tane kane lene dhe po lene nam te turpshem.Asnje vend nuk e sakatoi ushtrine ne kete fare feje.Verteton me se miri se te gjithe politikanet e te gjitha ngjyrave jane Tradhetar te ketij vendi.Tradhetia u vulos kur vune traun e ekuilibrit Shqiperi-Dardani.Jemi i njejti popull me dy flamuj dhe qeveeri te ndryshme.Vetem tradhetaret,Kriminelet dhe te pamoralshmit nuk e kuptojne kete fatkeqesi.

Shto koment

Denonco