Ferrari dhe drogë/ Kush është kapobanda shqiptare në kërkim

Ferrari dhe drogë/ Kush është kapobanda shqiptare në kërkim

09:33, 20/01/2021
A+ Aa A-

Policia holandeze ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në qendër të trafikut të drogës ishte një kompani makinash me qendër në Beek të Holandës.

Bëhet fjalë për kompaninë Alba Car. Për momentin, sipas portalit Limburg, gjashtë persona të arrestuar janë në Holandë. Ata akuzohen për krijim të organizatës kriminale.

I munguari i madh është Dejvi G. 37-vjeçari shqiptar shihet nga drejtësia si personi më i rëndësishëm i organizatës. Ai menaxhonte kompaninë Alba Car, ku u sekuestruan disa makina, mes tyre edhe një Ferrari.

Policia kishte vendosur pajisje përgjimi te kompania dhe ka arritur të zbardhë biseda se si zhvillohej trafiku i drogës. Portali holandez shkruan se Dejvi, që thirrej Toni nga miqtë e ngushtë, u zhduk pak përpara se të nisnin arrestimet.

Ai mendohet se ndodhet në Shqipëri.

Krahu i djathtë i tij është kunati i tij, Ervis V. 35-vjeçari pritet të dalë në gjyq të mërkurën. Ndërkohë një tjetër shqiptar, pjesë e bandës, u arrestua në Greqi dhe është dërguar në Holandë.

Organizata thuhet se kishte lidhje ndërkombëtare, kryesisht në Spanjë he Shqipëri. Autoritetet spanjolle pritet të gjykojnë këtë bandë pasi zbuluan të paktën 13 mijë rrënjë kanabis në zonën e Barcelonës.

Trafikantët komunikonin me EncroChat, por pasi ky shërbim bisedimesh u thye nga autoritetet, në dritë kanë dalë shumë të dhëna.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco