EMRI/ U kap në mbathje, burg për ‘kopshtarin’ e kanabisit

EMRI/ U kap në mbathje, burg për ‘kopshtarin’ e kanabisit

09:10, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një kopshtar kanabisi, që u kap në një punishte droge në Angli, teksa ishte vetëm me mbathje, është dënuar nga gjykata.

Sipas medieve britanike, shqiptari Mirjan Smakaj tha se e kishin mashtruar, duke e dërguar të punonte në punishten e kanabisit.

33-vjeçari tha se ishte mashtruar nga disa shqiptarë. Ai erdhi në Angli shkurtin e shkuar, me shpresën se do dërgonte ca para në vendlindje për prindërit e sëmurë.

Atij i bënë presion që të punonte në punishten e drogës. Sipas dëshmisë, ai nuk u pagua kurrë mjaftueshëm sa të dërgojë para në shtëpi.

Policia mbërriti në banesë pas raportimeve për një vjedhje. Aty e gjeti shqiptarin vetëm në mbathje, duke folur në telefon. “Nuk di anglisht,” u tha ai oficerëve.

Në banesë u gjet drogë me një vlerë tregu prej të paktën 116 mijë sterlina.

Në fund gjykata e dënoi me tetë muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco