Fshihte në atlete gjithçka, i riu shqiptar arrestohet nga Policia

Fshihte në atlete gjithçka, i riu shqiptar arrestohet nga Policia

08:54, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Mediat në vendin fqinj bëjnë me dije se ai nuk kishte dokumentacion për qëndrim në Itali, por sërish vijonte jetën ilegalisht dhe merrej me shpërndarjen e drogës.

22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është kapur nga efektivët me disa qese me marijuanë teksa ishte duke i shitur tek një shqiptar 25-vjeçar.

Ai u përpoq që të largohej kur u pikas nga policia, po aventura e tij e arratisjes zgjati vetëm 200 metra. Ai u vu në pranga dhe policët kontrolluan dhe banesën e tij.

Pas kontrollit mësohet se u sekuestruan dhe 38 gramë kokainë të fshehura në një atlete. Tashmë i riu përveç se akuzohet për tregtim të drogës, do të përgjigjet në gjykatë dhe për veprën penale “rezistencë ndaj një zyrtari publik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco