Humb jetën në Afganistan, i dyti ushtarak shqiptar

Humb jetën në Afganistan, i dyti ushtarak shqiptar

07:44, 20/01/2021
A+ Aa A-

Ushtaraku shqiptar me mision në Afganistan që ndërroi  jetë mbrëmjen e së martës, ka inicialet Xh. I. Lajmin e dha Ministria e Mbrojtjes, pa detaje mbi rrethanat se ku shërbente ushtaraku dhe si e humbi jetën në provincën e Heratit.

Mësohet se autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Ky është ushtaraku i dytë humb jetën në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u vra kapiten Feti Vogli  në një pritë me armë në një fshat të Kandaharit dhe i katërti në misionet e NATO-s. Në 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni, major Klodian Tanushi dhe ushtarja Zarife Hasanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco