Misteri i madh/ Çfarë i shkaktoi shpërthimet në Lezhë, dy teoritë: Erdhi nga deti…

Misteri i madh/ Çfarë i shkaktoi shpërthimet në Lezhë, dy teoritë: Erdhi nga deti…

22:15, 19/01/2021
A+ Aa A-

Dy shpërthime të forta tronditën pasditen e sotme Lezhën, por mister mbetet vendngjarja, pasi ende nuk është zbuluar asgjë.

Banorët janë të ndarë në atë që kanë dëgjuar dhe besojnë, por disa prej tyre u shprehën se shpërthimet erdhën nga ajri.

Prej orës 20:00 policia ka kontrolluar zonën urbane dhe rurale, por nuk është gjetur asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Por çfarë mund ta ketë shkaktuar zhurmën e fortë që banorët e sinjalizuan si shpërthim?

Në mungesë të vendit të ngjarjes, teoritë janë disa. Së pari zhurmën mund ta ketë shkaktuar ndonjë avion që mund të ketë kaluar ulët.

Por burime për “abc” nga forcat ajrore u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të fluturimit mbi hapësirën tonë ajrore të ndonjë avioni të NATO-s.

Pista e dytë ka të bëjmë me teorinë se mund të ketë qenë ndonjë shpërthim në ndonjë gurore. Por banorët thonë se shpërthimi erdhi nga deti duke e shtuar akoma më shumë misterin./abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Troja 20/01/2021 00:03

Një F16 i Forcës Ajrore Greke ndoqi nga pas një F16 Turk që u përpoq të hynte në gadishullin e Aimos me tsabouka. Zhurma shpërthyese që u dëgjua ishte pordha e pilotit turk.

Cim sqetlla19/01/2021 22:28

Popull hajdut

Shto koment

Denonco