VIDEO/ Motori i shkatërruar plotësisht, i moshuari humbi jetën pasi tentoi ….

VIDEO/ Motori i shkatërruar plotësisht, i moshuari humbi jetën pasi tentoi ….

19:35, 19/01/2021
A+ Aa A-

Syri Tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, në aksin Milot-Thumanë, ku një drejtues motori i identifikuar si Pjetër Përkeqi, 73 vjeç, u përplas nga një automjet në lëvizje.

Sipas dinamikës së aksidentit, mësohet se viktima në tentativë për të kaluar rrugën me mjetin e tij motorik është përplasur nga një automjet tip Wolksëagen që lëvizte në korsinë e tij.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2021, në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit, shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco