Ekzekutimi i Billës/ Dy kampionet e ADN-së mund të ‘fundosin’ dajë e nip

Ekzekutimi i Billës/ Dy kampionet e ADN-së mund të ‘fundosin’ dajë e nip

18:07, 19/01/2021
A+ Aa A-

Hetimet e fundit kanë zbuluar detaje të reja për ekzekutimin e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali.

Sipas informacioneve, janë gjetur 3 fije floku nga ku janë përfituar dy kampione ADN-je në automjetin Nissan Micra që mori me qira i dyshuari Mali.

Me vendim prokurorie, kampionet do të krahasohen me kampionet e dy të dyshuarve.

Burime nga prokuroria thanë se nëse do të konstatohet përputhshmëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarit, dajë e nip, të cilët sipas prokurorisë organizuan dhe ekzekutuan Billën për motive hakmarrje, përderisa ai kishte vrarë në 2006 në Britaninë e Madhe, të afërmin e tyre Prel Marku, 22 vjeç.

Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish-të dënuarin, Hekuran Billa. Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes.

Hetimet per këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.

Hekuran Billa u ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga gjykata e Krunës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco