Aksident i rëndë në Tiranë/ Tre të lënduar, mes tyre edhe të mitur

Aksident i rëndë në Tiranë/ Tre të lënduar, mes tyre edhe të mitur

20:13, 18/01/2021
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, dy automjete janë përplasur në kryeqytet në rrugën “Llambi Bonata”.

Nga informacionet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa mësohet se të lënduar lehtë kanë mbetur tre persona.

Pasagjerë në një nga automjetet e përfshira ndodheshin edhe dy të mitur M.H dhe G.H.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco