Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kosovë/ Aksident i rëndë, vdesin dy persona, në luftë me jetën i treti

Kosovë/ Aksident i rëndë, vdesin dy persona, në luftë me jetën i treti

19:23, 18/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku deri më tani raportohet për dy persona të vdekur ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

 “Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij.

Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco