‘Motra kur i hapi sytë kërkoi prindërit’, djali i viktimës rrëfen aksidentin tragjik: Babai ishte për letrat në Shqipëri

‘Motra kur i hapi sytë kërkoi prindërit’, djali i viktimës rrëfen aksidentin tragjik: Babai ishte për letrat në Shqipëri

15:26, 18/01/2021
A+ Aa A-

Katër anëtarëve të familjes Avdijaj iu dha dje lamtumira e fundit, pasi mbrëmjen e së enjtes makina e tyre u përfshi në një aksident tragjik me një kamion, nga i cili shpëtoi mrekullisht 2-vjeçarja Violeta.

Por, vajza 2 vjeçe pasi u dërgua në spital, i hapi sytë dhe i kërkoi prindërit e saj, të cilët vdiqën në vendin e ngjarjes. Kështu rrëfen për Gazetën Express, Mirsad Avdijaj, djali i madh i Blerim Avdijajt.

“Njerka e ka pasur motrën e vogël 2 vjeçe, por vajza ka shpëtuar. Tani është më mirë, edhe pse ka pasur trauma. Ajo është çuar prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çelur sytë ka pyetur se ku është mami dhe babi. Pastaj ka rënë në gjumë”, tha Mirsad Avijaj të hënën për Gazetën Express.

I pyetur se cila ishte arsyeja e shkuarjes së Blerim Avdijajt në Shqipëri, ai tha se po tentonte t’ia rregullonte vizat anëtarëve të familjes. “Babai ka shkuar nga Kosova që t’ja rregullojë vizat familjes, pasi ishte lirë prej punës për të shkuar aty për të rregulluar letrat. Prej Kosovës kanë qenë për të blerë disa dhurata për neve, se i kam edhe katër vëllezër dhe motra në Zvicër. Vizat kanë tentuar t’i rregullojnë për njerkën, vëllain edhe motrën tjetër. I ka kryer disa dokumente, ka shkuar për viza edhe ka ndodhur aksidenti. Katër anëtarët kanë dhënë shpirt në vendin e ngjarjes”, rrëfen ai më tutje.

Ai tha se Klejdi 10 vjeç, i cili po ashtu vdiq në vendin e ngjarjes ka qenë djali i njerkës së tij, por atë e ka dashur sikur ta kishte vëlla.

“Dje në orën 12:00 i kemi futur në dhe. Babanë, njerkën, një motër, një vëlla. Vëllain e kemi pasur nga njerka, por gjithmonë e kam respektuar si vëlla, e kam rritur si vëlla”, tha më tej Mirsad Avdijaj.

“Varrimin e kemi bërë në Shqipëri”, përfundoi ai. Viktimat janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj.

Edhe kamioni që u përfshi në aksident ishte me targa të Kosovës, ndërsa lidhur me rastin është prononcuar edhe Policia e Kosovës.

“Më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informacion nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë.

Për aksidentin tragjik ka raportuar edhe e përditshmja zvicerane “Blick”, pasi kryefamiljari Blerimi ishte me qëndrim atje.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi të shokuar. Unë e njoh Blerimin për njëzet vjet. Ai ishte një njeri kaq i mirë dhe i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur ”, thotë një shok i të ndjerit për BLICK.

Fqinji Muamet R, është tronditur gjithashtu. “Ne gjithmonë bënim shaka së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë vdekur ”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 20/01/2021 13:52

    Viktimat paçin Rahmet.Gjynah i madh.Sado gabim te jete futur shoferi i ndjere gabimi qendron tek rruga.Me koston qe eshte ndertuar ajo rruge duhet te ishte numeri 1 ne bote per kualitet,garanci dhe bukuri.Nuk mund te quhet rruge Kombi por rruge Vdekjeje.Ne kete rruge eshte bere gjynah i madh dhe padrejtesi.Toka ju ble pronareve shume lire taksat qe u vune per rrugen dhe qe akoma paguhen ne cmimin e karburantit shume shume te larta,sasia e lekeve qe u hodh ne pune shume shume e vogel,sasia e lekeve qe u vodh shume shume e larte.Katastrofike.Duhen varur aq shume veta sa pyjet tane nuk do dilnin per te mbaruar trekendrsha por do duhej te importonim pyje nga bota.Mallkuar qofshin te gjithe ata qe kane gisht tek kjo rruge

    Shto koment

    Denonco