Mister i zhdukjes së italianit në Shqipëri, hyn në lojë dhe Interpol

Mister i zhdukjes së italianit në Shqipëri, hyn në lojë dhe Interpol

14:03, 18/01/2021
A+ Aa A-

Mister mbi zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, nga provinca e Arezzos.

Ish-arbitri i futbollit është pronar i një hoteli dhe parukerish në zonën e Arezzos dhe në Perugia. Për zhdukjen e tij janë duke hetuar autoritetet shqiptare dhe Interpol.

Pecorelli ishte në Shqipëri për arsye pune dhe për të nuk dihet më asgjë që nga 6 janari. Makina që kishte marrë me qira në aeroport u gjet e djegur natën midis 7 e 8 janarit në zonën e Pukës.

Dokumentet e qirasë dhe disa objekte personale në karkatën e makinës vërtetojnë që ishte ajo e marrë me qira nga italiani. Nuk është e qartë nëse në makinë janë gjetur mbetje humane.

Mbetet i panjohur fakti nëse Pecorelli është zhdukur qëllimisht apo i ka ndodhur diçka e tmerrshme. Këto janë pyetjet që ngrenë familjarët dhe hetuesit e çështjes.

Sipas të përditshmes La Nazione, e fejuara e tij ka deklaruar në parukerinë e qendrës tregtare Valtiberino se nuk e di nëse Davide mund t’i ketë shkelur në kallo dikujt.

Pecorelli kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur zgjidhje për bizneset e tij, në vështirësi për shkak të krizës së pandemisë.

Mësohet se ka pasur vështirësi si me hotelin me dy yje në Lama, ashtu edhe me dyqanet në San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello e Corciano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco