Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë

Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë

11:36, 18/01/2021
A+ Aa A-

Alban Guri, shoferi që aksidentoi një ditë më parë për vdekje 10-vjeçaren A. Petali nga Tirana, po shkonte në varreza pasi kishte përvjetorin e 6-të të vdekjes së të atit.

Shoferi nga Kukësi drejtonte mjetin tip fuoristradë, ndërsa udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa e mitura u aksidentua prej tij në derën e shtëpisë dhe ishte bashkë me gjyshen e saj. Pas arrestimit Gurit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se kishte konsumuar, por në nivel të ulët.

Në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe 2 personat që e shoqëronin Gurin, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë, mungesa e fushëpamjes dhe mungesa e sinjalistikës dhe trotuarit.

Familja Petali jetonte prej vetëm pak ditësh me qira në banesën pranë të cilës ndodhi ngjarja.

Njoftimi i Policisë për arrestimin:

U ndalua nga policia A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco