Dyshohet se maskaroi me 12 goditje thike gjyshin, gjykata merr vendim për 28-vjeçarin

Dyshohet se maskaroi me 12 goditje thike gjyshin, gjykata merr vendim për 28-vjeçarin

11:26, 18/01/2021
A+ Aa A-

Dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, fillimisht nipi ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, ndërkaq prokurori ka bërë ricilësimin e veprës nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje të rëndë”.

“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar ankuesin, tani në cilësi të të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Ndërkohë Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.I. i cili dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij, raporton Express

D.I. po dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij K.I, duke e goditur me thikë derisa ishte duke fjetur.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K. I., derisa ishte duke fjetur, me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm në godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon në dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur”, ka njoftuar Gjykata.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco