Detaje tronditëse nga aksidenti i 10-vjeçares: Shoferi ishte me shpejtësi

Detaje tronditëse nga aksidenti i 10-vjeçares: Shoferi ishte me shpejtësi

10:52, 18/01/2021
A+ Aa A-

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vdekja e 10-vjeçares dje në Tiranë, e cila u përplas nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”.

Babai i të miturës në një prononcim për BW ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij.

Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kisha 10 minuta që u ndava me vajzën. Ajo ishte me gjyshen për dorë. Shoferi erdhi e përplasi. Aksidenti mund t'i ndodhe çdokujt, por shoferi bëri gabim se ishte me shpejtësi në rruge lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, po ia le shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu nuk ka as rrugë, as trotuar, asnjë kusht”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco