Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ Dy pistat ku po hetohet

Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ Dy pistat ku po hetohet

10:43, 18/01/2021
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje shqetësuese nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, ish-arbitër në kategoritë e ulëta italiane.

Italiani u zhduk që prej datës 6 janar. Makina e tij e marrë me qira në Tiranë, u gjet e shkrumbuar në Pukë. Në mjet janë gjetur edhe mbetje njerëzore, që do analizohen nëse i përkasin 45-vjeçarit.

Në hetime po merr pjesë edhe Interpoli, raporton gazeta italiane La Nazione.

Sipas gazetës, dy pistat ku po hetohet janë: hakmarrje për punën ose krim për arsye private.

Italiani kishte në pronësi në hotel dhe një rrjet sallonesh bukurie. Partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se nuk e di nëse ai i ka shkelur dikujt në kallo.

Sipas gazetës, italiani kishte ardhur disa herë në Shqipëri, ku po negocionte shitjen e lazerave për sallonet e bukurisë. Makineritë e lazerit janë të shtrenjta dhe ai po negocionte mes Tiranës dhe Vlorës me klientë të paidentifikuar.

Në Itali, atij nuk po i shkonin gjërat mirë edhe për shkak të krizës së pandemisë, raporton gazeta. Ai kishte probleme me hotelin dhe sallonet e bukurisë.

Në makinën që kishte marrë me qira u gjet edhe një orë e tij, me vlerë të veçantë.

Analiza e ADN-së pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen. Misteri mbetet se përse përfundoi italiani në Pukë për ku ishte drejtuar? Mos ndoshta dikush e ka detyruar që të shkojë në këtë zonë të vendit dhe e ka vrarë?

Italiani ishte i lidhur për momentin me një shqiptare. Ai kishte qenë i martuar me një italiane. Davide ka katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco