Zhdukja e biznesmenit italian/ Ja çfarë deklaroi partnerja shqiptare

Zhdukja e biznesmenit italian/ Ja çfarë deklaroi partnerja shqiptare

09:54, 18/01/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, në rrethana ende të paqarta.

Në makinën e djegur në Pukë, e cila ishte marrë me qira nga biznesmeni, janë gjetur 2 kocka të cilat dyshohet se janë të tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigja e AND.

Mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

“Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit për disa punonjës.

Sipas medieve italiane, hetimet po ndiqen nga Interpoli. Partnerja shqiptare e biznesmenit italian raportohet se ka dorëzuar disa gjëra personale te policia shqiptare, të nevojshme për të bërë krahasimet e ADN-së.

“Nuk e di nëse Davide ka shkelur gishtat e dikujt,” raportohet se ka thënë partnerja e tij përpara punonjësve të sallonit të bukurisë në pronësi të italianit të zhdukur.

Ajo ishte e prekur kur shpalli zhdukjen e 45-vjeçarit.

Italiani ishte pronar i një hoteli dhe një rrjeti qendrash bukurie. Ai kishte qenë në të shkuar arbitër në kategoritë e ulëta të futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco