VIDEO - EMRI/ Humb jetën 42-vjeçari, zbulohet shkaku i djegies së banesës

VIDEO - EMRI/ Humb jetën 42-vjeçari, zbulohet shkaku i djegies së banesës

08:51, 18/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec në fshatin Vërdovë. Një 42-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën ku jetonte.

Sipas burimeve të Syri.net, 42-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa godina ishte e braktisur dhe e rrënuar.

Dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Burime nga policia bejne te ditur se 42-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se ai mbante nje rezistencë për t'u ngrohur. Viktima quhet Nardi Xhukellari

Ja njoftimi i policisë:

Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco