Humb jetën dr. Eni Doko në Gjermani, pas një aksidenti të rëndë

Humb jetën dr. Eni Doko në Gjermani, pas një aksidenti të rëndë

08:06, 18/01/2021
A+ Aa A-

Mjekja shqiptare 34 vjeçare Eni Doko në Gjermani është ndarë nga jeta këtë të diel, pas një aksidenti të rëndë në Bad Zwischenahn.

Lajmin e ka dhënë Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg, ku përmes një postimi në Facebook, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj.

"Eni Doko, një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si kolegë dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë. Dr. Eni me të qeshurën, bukurine dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona", përfundon Deollenberg.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco