Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Pogradec: humb jetën nga zjarri një 42-vjeçar

Pogradec: humb jetën nga zjarri një 42-vjeçar

07:47, 18/01/2021
A+ Aa A-

Një burrë 42 vjeç, Nardi Xhukellari, ka humbur jetën në fshatin Vërdovë të Pogradecit mëngjesin e së hënës për shkak të zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 6:00 të ditës së sotme. Burri dukej se jetonte vetëm në shtëpinë dykatëshe të rrënuar dhe flinte në katin e dytë. Sipas burimeve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit të zjarrit, që dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Pogradec/Informacion paraprak 

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. 

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco