Treni përplas për vdekje shqiptarin në Itali

Treni përplas për vdekje shqiptarin në Itali

21:57, 17/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i një shqiptari u gjet mëngjesin e kësaj të diele përgjatë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga  mediat italiane megjithatë ato shkruajnë se dëmtimet e marra në trup në shpinë dhe qafë tregojnë se ai është përplasur nga treni.

Oficerët e policisë hekurudhore po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që mediat fqinje raportojnë se si pasojë e ngjarjes u ngadalësua trafiku hekurudhor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco