Detaje/ Vajza përplaset për vdekje në derë të shtëpisë, ja çfarë tha shoferi i ndalur nga policia

Detaje/ Vajza përplaset për vdekje në derë të shtëpisë, ja çfarë tha shoferi i ndalur nga policia

14:06, 17/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë këtë mesditë kur një vajzë 10 –vjçare u përplas për vdekje nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur përballë banesës së të miturës.

Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi i cili ndodhet i shoqëruar ka pretenduar se i është prerë rruga nga vajza, megjithatë ende nuk kanë përfunduar veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe fajësisë për aksidentin.

Shoferi, i quajtur Alban Guri është i ndaluar nga policia.

Image

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 17/01/2021 20:53

E vrau dhe u largua nga vendngjarja dhe kur arrestohet justifikohet se i preu rrugen,O Zot o njerez merrini haken Vogelushes.Tek ne Duhet Denimi me vdekje ndryshe nga keta te droguar dhe injorante do mbledhim Vetem kufoma

qim sqetlla 17/01/2021 18:30

i mblodhen ne tirane gjithe mamluket nga ishin e nuk ishin i ngopen me taksa, dhe tani vjelin vdekjet e njerzve ,.......

Shto koment

Denonco