Arrestohen 5 persona në Lezhë, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen 5 persona në Lezhë, ja për çfarë akuzohen

11:01, 17/01/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia e Lezhës 5 persona.

Njëri prej tyrë i shpallur në kërkim.

Polcia në njoftimin e saj ka shpjeguar edhe se përse janë të akuzuar këta persona të ndaluar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 5 shtetas, njëri prej tyrë i shpallur në kërkim.

Gjithashtu,procedohen penalisht dhe 8 shtetas, të cilët organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin 

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin Kurbin ,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj.,34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar.

-Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D.,29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D.,64 vjeç,banues në Shengjin,Lezhë.Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz" ,në gjendje të duhur është përplasur me mjetin tip "Pegeot" me drejtuese shtetasen  M.M.

-Gjithashtu ,nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj.,37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Opel "në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi.

Ndërsa,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco