U kap duke transportuar 13 emigrantë, prangoset 35-vjeçari

U kap duke transportuar 13 emigrantë, prangoset 35-vjeçari

10:35, 17/01/2021
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri” arrestuan në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec të Korçës.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar "Perimetri". 

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e "Frontex", specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco