Rrihen me njëri-tjetrin, arrestohen babë e bir në Vlorë, ja çfarë thotë policia

Rrihen me njëri-tjetrin, arrestohen babë e bir në Vlorë, ja çfarë thotë policia

09:41, 17/01/2021
A+ Aa A-

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi ushtruan veprën penale “Dhuna në familje”.

Forcat blu njoftojnë se një 69-vjeçar dhe 27-vjeçar po konfliktoheshin fizikisht për motive të dobëta, por u parandalua ngjarja e rëndë.

Ja njoftimi i plotë i policisë: 

Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç,  dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco