DETAJE- VIDEO/ Vjedhja ne dyqanin e telefonave, tre grabitësit u përplasen me policin

DETAJE- VIDEO/ Vjedhja ne dyqanin e telefonave, tre grabitësit u përplasen me policin

09:07, 17/01/2021
A+ Aa A-

Detaje te reja janë bërë publika nga tentativa për grabitje ndodhur në qytetin e Fierit.

Tre grabitësit që kanë thyer derën e një dyqani telefonash janë pikasur në këtë tentative nga një punonjës policie i cili ka qenë duke shkuar në punë.

Ata janë përplasur fizikisht me punonjësin dhe kanë goditur edhe makinën e tij private.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco