EMRI/ Trafikimi i 50 sirianëve në grykëderdhjen e Vjosës, policia vendos në pranga 31 vjeçarin

EMRI/ Trafikimi i 50 sirianëve në grykëderdhjen e Vjosës, policia vendos në pranga 31 vjeçarin

15:23, 16/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për lidhje me trafikimin e 50 sirianëve të kapur në grykëderdhjen e Vjosës, një javë më parë, gati për të kaluar me gomone në Itali.

Sipas policisë I riu është një 31 vjeçar, i identifikuar si Qazim Ismali nga fshati Trevllazër në Vlorë.

Vlorë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:

Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco