Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

Peshkopi: dy vëllezër zihen me policët, në pranga për plagosje

Peshkopi: dy vëllezër zihen me policët, në pranga për plagosje

10:31, 16/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Peshkopisë iu ka vënë prangat dy vëllezërve 22 dhe 24 vjeç, që u grindën me dy policë civilë për motive të dobëta,  i kundërshtuan ata kur po i çonin në Komisariat duke iu shkaktuar edhe plagë të lehta.

Policia tha se “nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi vëllezërve me iniciale R.T, 22 vjeç dhe K.T, 24 vjeç, banues në Dibër,  pasi në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjës policie jashtë detyrës, duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre.

Dosja i shkoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco