Operacion në Kurbin: arrestohet i treti i gomones me 613 kg kanabis

Operacion në Kurbin: arrestohet i treti i gomones me 613 kg kanabis

10:13, 16/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Lezhës dhe e Kurbinit me forcat operacionale kanë arrestuar  25-vjeçarin e shpallur në kërkim për trafik narkotikësh në bashkëpunim.

Pas informacioneve të marra nga burimet e veta, Policia organizoi operacioni e koduar "Godull ", si rezultat i të cilit u kap B.Z, 25 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.

B.Z ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" për trafik narkotikësh ën bashkëpunim.

B.Z në bashkëpunim me S.Z dhe R.S, që janë ndaluar më herët gjatë operacionit "Godull",  në mars 2020 në fshatin Godull të Kurbinit, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg kanabis.

Dosja e tij iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco