Policia e kërkonte prej 10 vitesh, ja gabimi i gruas që zbuloi trafikantin shqiptar

Policia e kërkonte prej 10 vitesh, ja gabimi i gruas që zbuloi trafikantin shqiptar

20:19, 15/01/2021
A+ Aa A-

Policia e kërkonte prej 10 vitesh, por një gabim i gruas së tij ka bërë që një trafikant shqiptar droge të bjerë në pranga.

Shaqir Kalaj, 43 vjeç, u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi të gjerë ku përfshinte trafikun e lëndëve narkotike.

Ku gjatë një operacioni policor, të koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të drogës ku u prangosën 69 persona dhe u kapën 10 kg drogë, midis të cilëve edhe Kalaj.

Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak, ndërsa në vitin 2011, u arratis dhe humbi gjurmët.

Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij.

Por policia me gjithë kërkimet 10 vjeçare nuk kishte mundur ta gjente.

Por disa postime te gruas së tij në facebook kanë ndërruar të gjithë rrjedhën e kërkimeve të policisë.

Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve në Facebook.

Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.

Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek Forcat e Policisë Shqiptare, të cilat çuan në arrestimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane.

43-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë ku edhe do të vuajë dënimin me burg.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco