Trafikantët e drogës tani po shesin edhe vaksina Pfizer

Trafikantët e drogës tani po shesin edhe vaksina Pfizer

19:34, 15/01/2021
A+ Aa A-

Ashtu si me çdo mall tjetër, edhe me vaksinën kundër koronavirusit ka nisur të lulëzojë tregu i zi.

Revista e njohur gjermane, Spiegel shkruan se vaksinat kanë nisur të shiten në Darknet në internet.

Kompania e sigurisë, Check Point ka bërë një kërkim për të parë se sa shiten vaksinat në Darknet.

Çmimet për një vaksinë kineze nisin nga 750 euro. “1500 dollarë për katër doza, mjaftueshëm për dy njerëz,” është oferta që bëhet online.

Ofertat për vaksinat kanë nisur të bëhen që në dhjetor, ndërkohë që ky treg po njeh lulëzim. Ndërsa në dhjetor, çmimi ishte 250, tani është katërfishuar duke shkuar deri në 1 mijë dollarë.

Shumica e reklamuesve thonë se e ofrojnë produktin e tyre me një certifikatë nga autoriteti amerikan i barnave, FDA.

Kurse portali i njohur investigativ amerikan, VICE, raportonte se që në dhjetor ka nisur shitja e vaksinave të Pfizer.

Sipas investigimit, trafikantët e drogës tani kanë nisur të shesin vaksinat e Pfizer.

Kujtojmë se Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit me 975 doza që kanë ardhur në mënyrë të rrufeshme në vend pasi shpërtheu ai që njihet si skandali i darkës së Dubait.

Vaksinat erdhën ‘kontrabandë’ dhe sot e kësaj dite askush nuk e di nga janë marrë. Ato erdhën nga Gjermania, por Gjermania mohon se ka dhuruar vaksina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco