Situatë tragjike në rrugë/ Urgjenca Kombëtare: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet sesa nga luftrat

Situatë tragjike në rrugë/ Urgjenca Kombëtare: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet sesa nga luftrat

18:39, 15/01/2021
A+ Aa A-

Urgjenca Kombëtare ka bërë bilancin e vitit 2020 duke nxjerrë shifrat që nxjerrin se numri i viktimave nga aksidentet është shumë shqetësues.

Për 2020, në Shqipëri ndodhën plot 6 mijë e 248 aksidente rrugore me 159 viktima, kurse nga pandemia kanë vdekur 1 mijë e 261 pacientë.

Kryesimin për aksidentet e mban Tirana ndjekur nga Vlora, Durrësi e Korça. Urgjenca bën thirrje që që drejtuesit të ecin më me kujdes me automjet e tyre dhe ka ardhur koha t’i jepet fund humbjes së jetës për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

STATUSI NGA URGJENCA KOMBËTARE

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

Aksidentet rrugore janë “VRASËSE”?6248? Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 1261 persona.

Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona.

Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi patur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 2631 aksidente.

Durrës: 576 aksidente.

Berat: 328 aksidente.

Elbasan: 458 aksidente.

Fier: 442 aksidente.

Gjirokastër: 167 aksidente.

Korçë: 359 aksidente.

Kukës: 50 aksidente.

Lezhë: 297 aksidente..

Shkodër: 85 aksidente.

Vlorë: 803 aksidente.

Dibër: 52 aksidente.

?Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco