Detajet e para/ Ish-zyrtari i policisë gjendet i vdekur, ishte thirrur dëshmitar në Hagë

Detajet e para/ Ish-zyrtari i policisë gjendet i vdekur, ishte thirrur dëshmitar në Hagë

17:59, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një ish-zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjendur i vdekur ditën e sotme.

Ai është Fadil Syleviqi, dhe u gjet i pajetë në liqeni e Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

‘Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, ekipet e hetuesisë dhe krim-teknikës janë duke shikuar vendin e ngjarjes.

“Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Krasniqi.

Lidhur mbi ratin është shprehur edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

 “Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi

Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllezërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco