Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Pengmarrja’ e vajzës në Kamëz/ Ja çfarë konstatoi policia pas kontrollit të kamerave

‘Pengmarrja’ e vajzës në Kamëz/ Ja çfarë konstatoi policia pas kontrollit të kamerave

16:54, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një telefonatë e mbërritur ditën e sotme në sallën operative në komisariatin nr 5 në Kamëz, që njoftonte për pengmarrjen e një vajze, vuri në alarm blutë e këtij qyteti.

Sipas telefonatës një qytetar kishte konstatuar se një vajzë ishte futur me dhunë nga një i ri në makinë.

Por ky alarm rezultoi të jetë fals, pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë.

Lidhur mbi këtë ngjarje mësohet se policia e Kamzës ka shpërndarë disa patrulla për kontrolle.

Po kështu u bë edhe kontrollimi i kamerave në vendngjarje.

Por nuk u konstatua asgjë e dyshimtë.

"Ne orën 14:20 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në Babrru një makinë ka marrë një vajzë. Nga verifikimet e deritanishme nuk ka rezultuar e vertetë, as ne polici nuk a ndodnjë denoncim nga familjarët. Pas verifikimeve rezulton se nuk kemi të bëjmë me pengmarrje", thotë policia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco