Gjysma e parë e Janarit të vitit 2021 mund të cilësohet tragjike për numrin e lartë të viktimave në rrugë.
Përveç aksidentit të mbrëmjes së djeshme ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje, dhjetëra aksidente kanë ndodhur çdo ditë në rrugët e vendit, duke sjellë një numër të lartë viktimash, por dhe të plagosurit.
Sipas të dhënave të policisë rrugore, në vetëm 15 ditët e para të muajit janar, në vend janë regjistruar 66 aksidente.
Fatkeqësisht nga këto aksidente kanë humbur jetën 11 persona.
Numri i të plagosurve është shumë i lartë.
Bëhet fjalë për mbi 70 qytetarë të tjerë të plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.
Dhe policisë i ka mbetur vetëm të shkojë në vendngjarje dhe të bëjë hetimet e rastit.
© SYRI.net
marshalla,,mbare eshte tu na ec