Urgjenca Kombëtare në alarm: Kujdes, edhe pse kufizime, 6248 aksidente në Shqipëri

Urgjenca Kombëtare në alarm: Kujdes, edhe pse kufizime, 6248 aksidente në Shqipëri

14:37, 15/01/2021
A+ Aa A-

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore paralajmëroi sot qytetarët për të mbrojtur jetën e tyre nga aksidentet. "Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!" vuri në duke Urgjenca në mesazhin e saj.

"Aksidentet rrugore janë vrasëse. 6248 aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë. Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 1261 persona. Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona. Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi patur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor," thuhet më tej në njoftim.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 2631 aksidente.
Durrës: 576 aksidente.
Berat: 328 aksidente.
Elbasan: 458 aksidente.
Fier: 442 aksidente.
Gjirokastër: 167 aksidente.
Korçë: 359 aksidente.
Kukës: 50 aksidente.
Lezhë: 297 aksidente..
Shkodër: 85 aksidente.
Vlorë: 803 aksidente.
Dibër: 52 aksidente.

"Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore këshillon ta drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara. Ka ardhur koha t'i themi stop humbjes së jetës për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor!" 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco