EMRI/ I zhdukur prej 4 ditësh gjendet i mbytur në liqenin  e Fierzës 85 vjeçari Foto Ilustruese

EMRI/ I zhdukur prej 4 ditësh gjendet i mbytur në liqenin e Fierzës 85 vjeçari

13:21, 15/01/2021
A+ Aa A-

Eshtë gjetur i mbytur në liqenin e Fierzës 85 vjeçari qe kishte 4 ditë që ishte larguar nga banesa në Bajram Curri.

“Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajës", në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tropojë

Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajës", në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.

Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco