FOTO- EMRI/ I shkrumbojnë makinën në derën e shtëpisë biznesmenit Durrsak, ja çfarë thotë policia

FOTO- EMRI/ I shkrumbojnë makinën në derën e shtëpisë biznesmenit Durrsak, ja çfarë thotë policia

12:15, 15/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka bërë me dije se një automjet tip BMW X5 është përfshirë nga flakët rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, pasi kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy persona me kapuç, të cilët pasi kanë spërkatur me lëndë djegëse automjetin i kanë vëndosur flakën.

BMW-ja ka qenë e parkuar në katin e parë të banesës së shtetasit Robert Xhangoli, që është njëkohësisht dhe poseduesi i saj. Xhangolli është një biznesmen i njohur në qytetin bregdetar në fushën e transportit ku ka në pronësi disa furgonë dhe autobusë pasagjerësh.

Burime konfirmojnë se si provë materiale policia ka evidentuar bidonat të cilët janë gjetur në oborrin e shtëpisë, prej ku mund të gjendet ndonjë provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Pronari i makinës mësohet të ketë thënë se nuk ka dyshime se kush mund ta ketë kryer këtë akt pasi ai nuk ka konflikte me askënd.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ImageImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco