VIDEO e rëndë/ Po priste të kalonte vijat e bardha, shihni si makina përplas qytetarin në Tiranë

VIDEO e rëndë/ Po priste të kalonte vijat e bardha, shihni si makina përplas qytetarin në Tiranë

11:58, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e njohur si ‘5 maji’.

Si pasojë e përplasjes ka ngelur i plagosur një këmbësor.

Një prej mjeteve të përfshirë në aksident, që drejtohej nga një grua, përplasi qytetarin me inicialet F. A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.

Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar.

Ndërkohë i aksidentuari ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco