Ekstradohet nga Gjermania korçari i rrezikshëm, ndërsa dërgohet në Kosovë i dënuari për trafik droge

Ekstradohet nga Gjermania korçari i rrezikshëm, ndërsa dërgohet në Kosovë i dënuari për trafik droge

11:57, 15/01/2021
A+ Aa A-

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Gjermania një shtetas dhe Ekstradohet drejt Republikës së Kosovës, një tjetër shtetas shqiptar.

Eshte ekstraduar nga Gjermania Gjergji Çollaku, 56 vjeç, banues në Korçë.

Dhe u krye esktrdaimi drejt Kosovës i shtetasit A. I., 58 vjeç, banues në Fier.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me zyrat homologe, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, është bërë i mundur arrestimi dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë i 2 shtetasve shqiptar, si dhe ekstradimin drejt Kosovës i një tjetër shtetasi shqiptar”.

“U realizua me sukses ekstradimi nga Stuttgart/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar”:

“Gj. Ç., 56 vjeç, banues në Korçë”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, thotë policia.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Po nga zyra e ZQK Interpol Tirana, ditën e sotme është finalizuar me sukses ekstradimi drejt Republikës së Kosovës, i shtetasit shqiptar:

A. I., 58 vjeç, banues në Fier.

“Ky shtetas ishte shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Lartë, me Vendimin e Kolegjit Penal të kësaj gjykate, datë 11.12.2020, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ky shtetas ndaj vendimit të datës 23.07.2020 të gjykatës së Apelit Vlorë (me të cilin ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit lejues të ekstradimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier)”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Ky shtetas është ekstraduar drejt Republikës së Kosovës, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco