Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Atentati ndaj Ibrahimit, autorët u nisën nga Tirana për ta ekzekutuar

VIDEO/ Atentati ndaj Ibrahimit, autorët u nisën nga Tirana për ta ekzekutuar

11:47, 15/01/2021
A+ Aa A-

Atentati me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi dy ditë më parë në Milot të Kurbinit, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona në lidhje me ngjarjen, por pa munduar që të bien në gjurmët e autorëve, ndërsa dëshmia e tyre nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se dy qitësit të jenë nisur me motor “Skuter” nga Tirana në drejtim të Milotit, për të ekzekutuar Ylli Ibrahimin.

Në këtë ngjarje të rëndë kriminale, autorët kanë qenë të mirorganizuar për të kryer atentatin dhe dyshohen se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, pasi ka dyshime se Ibrahimi është mbajtur në vëzhgim nga dy  persona të tjerë në zonën e Milotit, të cilët raportonin mbi lëvizjet e objektivit, raporton Panorama.

Sapo Ibrahimi është ulur në një kafe në zonën e Milotit, informatorët kanë treguar vendndodhjen e tij dhe menjëherë drejt vendit janë nisur dy personat me motor. Të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësve është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës.

Mandej, kamerat e bizneseve e kanë pikasur motorin me dy personat në rrugën dytësore në drejtim të Milotit, ku në këtë zonë kanë qëndruar deri në një sinjalizim të dytë, kur Ylli Ibrahimi të dilte nga lokali. Ata janë vënë në lëvizje sapo janë informuar se Ylli Ibrahimi ka dalë nga lokali dhe ndodhej duke ecur në këmbë në trotuar. Ata i janë afruar shënjestrës, i cili ishte në shoqërinë e dy personave dhe kanë qëlluar në drejtim të tij plot 20 herë me “Skorpions”, ku pjesën më të madhe të plumbave, plot 7 copë, i ka marrë në pjesën e këmbëve dhe asnjë në trup.

Ai ka marrë dëmtime të shumta, por ka arritur të shpëtojë, ndërsa dy personat që ishin me ta fatmirësisht nuk morën lëndime. Ibrahimi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, burimet thonë se shtetasi Ylli Ibrahimi nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, por hetimet janë përqendruar te ndonjë konflikt që mund të ketë pasur si dhe tek e shkuara e tij jashtë vendit disa vite më parë. Ylli Ibrahimi mbeti i plagosur mesditën e së mërkurës në qendër të qytetit të Milotit, ndërsa në momentin e ngjarjes zona ishte e populluar dhe solli frikë dhe panik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco