Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, 2 prej viktimave nga Tirana

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, 2 prej viktimave nga Tirana

11:44, 15/01/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme

Blerim Avdiaj sapo kishte mbërritur nga Zvicra në aeroportin e Prishtinës dhe aty kishte marrë një makinë me qira dhe ishte nisur drejt Tiranës, ku edhe jetonte familja e gruas së tij.

Me vete kishin edhe djalin e kunatit, 11 vjeç.

Blerim Avdiaj me prejardhje nga Bellopoja e Pejës, erdhi me pushime në Kosovë. Destinacioni tyre i parë dhe i fundit ishte Shqipëria.

Burimet e SYRI.net tregojnë se ata sapo kanë ardhur nga Bazeli i Zvicrës në Aeroportin e Prishtinës rreth orë 15:45 kanë marrë një makinë me qira.

Bashkë me gruan dhe fëmijët, me makinën që e mori u nisën drejt Tiranës, aty ku jetonte familja e gruas së tij, tashmë të ndjerë, Anjezës.

Me vete kishin edhe djalin e kunatit, 11-vjeçarin Klodian Koçi.

Burimet tregojnë se ata kanë kaluar kufirin rreth orë 18.00.

Në Rubik u përplasën me një kamion mallrash të tonazhit të rëndë, me targa të Prizrenit, ku shoferi i cili ka shpëtuar thuajse pa plagë. Isa Shala ishte nga Rahoveci

Blerimi dhe familja e tij kishin nënshtetësi zviceriane, ndërsa po udhëtonin drejt Tiranës, ku ishte familja e gruas së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco