VIDEO që po indinjon grekët: Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve tanë!

VIDEO që po indinjon grekët: Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve tanë!

11:21, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një video e titulluar “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”, që po qarkullon në rrjetet sociale në Greqi, ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë në vendin fqinj aq sa disa media greke kanë shkruar se “nëse ajo që po qarkullon në internet korrespondon me realitetin, atëherë armiku qenka brenda portave!”

Indinjata e tyre lidhet me faktin se dy liderët e një skuadre ushtarësh kanë bërë një video ku flasin shqip dhe përshëndesin miqtë e tyre të "5 Majit" e më pas u tregojnë atyre se si komandojnë të rinjtë grekë. Në krye të listës së miqve që ata përshëndesin me këtë video është artisti kosovar Meriton Mjekiqi, që këndon hip-hop.  Kulmi në video arrihet kur "komandot shqiptarë" ia dedikojnë atij atë që bëjnë, sepse i urdhërojnë ushtarët në sfond të thërrasin fort Me -Ri- To-Ni!!! 

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ushtarë grekë apo ndonjë ekip të rinjsh që merren me ndonjë sport. Video është publikuar nga Frenkli Myftari dhe një nga mediat jo kryesore të Greqisë, e ka komentuar me paragjykim të fortë, skenën që shihet:

“Nëse ajo që po qarkullon në internet korrespondon me realitetin, atëherë armiku qenka brenda portave. Fatkeqësisht, shqiptarët gjithashtu shërbejnë në ushtrinë tonë, me gjithçka që përfshin. Ata mund të kenë lindur në vendin tonë, por të gjithë e dimë se sa shumë i duan shqiptarët turqit!

Videoja e diskutueshme, e postuar në Instagram, tregon qartë fytyrat e krijuesve të saj. Koha e botimit të tij nuk është njoftuar. Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarë grekë - vazhdon një nga mediat vendas. - Njëri nga dy protagonistët e videos, pasi urdhëron ushtarët të ecin në vend, i fton ata të thërrasin emrin e një personi të famshëm shqiptar. 

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke u informua  

Nëse videoja nuk është përpunuar dhe çfarë tregon ajo korrespondon me realitetin, atëherë lind pyetja se si Forcat e Armatosura Greke i zgjedhin drejtuesit e tyre.

Sipas informacionit nga thestival, gradat më të larta të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë u njoftuan për publikimin e videos disa orë më parë dhe tashmë ka filluar një proces për të verifikuar se ku është xhiruar dhe nëse personat që paraqiten i përkasin Forcave të Armatosura të Greqisë", përfundon gazeta greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emri20/01/2021 22:24

Ata jane oficera trajnimi fizik dhe jo ushtare.

Bujar18/01/2021 21:29

Nuk shoh asgje tjeter veç nje shakaje çunash, shok me njeri tjetrit. Kot lodhen si greket ashtu dhe shqiptarët qe kerkojne te gjejne gjilpërën ne kasht. Mos harroni se: Jemi dy popuj miq.

dulla18/01/2021 12:27

Patjeter qe duhet te jene te indinjuar! Dy katundare shqiptare...(dhe smund te jene), qe tallin menderen me pasardhesit e te madhit Sokrat!

Shto koment

Denonco