Skema e trafikut/ Sirianët paguan 4 – 5 mijë euro për udhëtimin me gomone, skafistët u zhdukën afër....

Skema e trafikut/ Sirianët paguan 4 – 5 mijë euro për udhëtimin me gomone, skafistët u zhdukën afër....

10:51, 15/01/2021
A+ Aa A-

Gomonja me 57 persona e cila i kap në det të hapur në zonën e Vlorës më 9 janar 2021 ka rrezikuar serozisht mbytjen nëse anija e rojes bregdetare që i shkoi në ndihmë nuk do të mbërrinte në kohë.  

Mjeti lundrues është gjetur duke pluskuar në det rreth orës 22:00 të darkës kur ishte fundosur pjesërisht në pjesën e pasme të saj dhe dallgët kalonin mbi njerëzit dhe fëmijët e mitur që ndodheshin në bord.

 “Ora News” ka zbardhur skemën e trafikimit të 55 klandestinëve sirianë dhe egjiptianëve nga brigjet e Vlorës në drejtim të Italisë, ndodhur në 9 janar 2021, pranë grykëderdhjes së Vjosës. Nga të dhënat e hetimit mbetet mister se si mundën të ikin dy trafikantët shqiptarë që drejtonin gomonen, të cilët hipën në anije gjatë operacionit të shpëtimit por më pas u zhdukën.

Kapiteni i anijes që i shkoi në ndihmë gomones dhe stafi i tij kanë deklaruar se në bord ishin prezent dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët nuk janë parë më në anije, sapo mjeti lundrues i është afruar portit detar.

Për identifikimin e tyre, policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke kryer hetime mbi faktin se si mundën të largohen nga anija dhe më pas nga zona e kalatës së portit detar Vlorë, dy trafikantët. Nga ana tjetër hetuesit kanë mësuar se çdo klandestin ka paguar, 4 deri në 5 mijë euro tek trafikantët që u premtuan transportimin drejt Italisë.

Komunikimi me organizatorët e grupit bëhej me numra të koduar në rrjetin ëhatsapp.

55 emigrantët e kapur në bordin e gomones, kanë dëshmuar se kishin hyrë në Shqipëri në dhjetor 2020 dhe janë strehuar në disa hotele në periferi të Tiranës derisa u nisën për në Vlorë për të lundruar drejt italisë.

Në bregdet klandestinët janë pritur nga dy trafikantët që kanë nisur gomonen por kanë arritur të lundrojnë vetëm 15-20 minuta pasi kanë pasur vështirësi nga dallgër.

Refugjatët kanë kërkuar kthimin pas por gomonia nuk mund të lundronte, pasi ishte mbushur me ujë.

Në këto kushte dy trafikantët shqiptarë i kanë kërkuar klandestinëve që të kërkonin ndihmë në polici, duke telefonuar numrat e emergjencës.

Pas kësaj telefonate gomonia ka qëndruar për rreth 2 orë në det të trazuar deri në mbërritjen e anijes së shpëtimit, e cila i ka marrë në bordin e saj, ndërsa gomonia është fundosur plotësisht./ora/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco