VIDEO/ Ja si makina merr para kalimtarin në trotuar, momenti i aksidentit tek ‘5 Maji’

VIDEO/ Ja si makina merr para kalimtarin në trotuar, momenti i aksidentit tek ‘5 Maji’

10:04, 15/01/2021
A+ Aa A-

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku i plagosur mbeti një kalimtar. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘5 Maji’.

‘BalkanËeb’ ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ku shihet se si një prej mjeteve të përfshirë në aksident, që drejtohej nga një grua, përplas shtetasin me inicialet F.A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.

Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar. Policia deklaroi se personi i plagosur është transportuar për në spital, ndërkohë që nuk dihet se si është gjendja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco