Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

ARRSH me hartën e borës: Vendosni zinxhirë gjatë kalimit në këto akse rrugore

ARRSH me hartën e borës: Vendosni zinxhirë gjatë kalimit në këto akse rrugore

09:47, 15/01/2021
A+ Aa A-

ARRSH rekomandoi të premten vendosjen e zinxhirëve nga drejtuesit e mjeteve në disa akse rrugore të Korçës dhe Tiranës, ku gjatë natës ka pasur dëborë të dendur dhe ngrica.

ARRSH tha gjatë natës ka pasur reshje me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta.

Në akset Korçë - Qafë Qarri, Korçë - Dardhë dhe në pjesën fundore të aksit Krujë - Sarisalltik me gjatësi prej 2 km, rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon të punohet për pastrimin e rrugëve me mjete borëpastruese.

Po ashtu, në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.

Drejtuesit e mjeteve duhet te tregohen te kujdesshem, te reduktojne shpejtesine dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

    Ndërkohë, Policia e Dibrës shtoi se për shkak të reshjeve të dëborës edhe në Dibër  janë krijuar ngrica në rrugë, ku si pasojë qarkullohet me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Kukës ; Lurë- Peshkopi ; Selishtë-Peshkopi ; Luzni-Peshkopi, Bashkia Dibër.

    Aksi rural Trebisht-Ostren, Bashkia Bulqizë, është i bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

    Aksi rrugor kryesor Peshkopi-Bulqizë-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.
     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco