Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Digjet automjeti në Durrës, kamerat e sigurisë marrin në qafë autorët, harruan bidonët...

Digjet automjeti në Durrës, kamerat e sigurisë marrin në qafë autorët, harruan bidonët...

09:37, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një automjet është djegur gjatë natës që kaloi ne qytetin e Durrësit.

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip "BMW", në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë burime policore i kanë thënë Syri.net se autoret jane kapur nga kamerat filmike.

Nga shikimi i filmimeve të kamerave policia ka konstatuar se kane qene 2 persona me bidona në dorë. Pas vënjes së zjarrit ata i kane lënë bidonat në oborr, të cilat janë gjetur nga policia dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale lidhur me kete zjarrvenie te qellimeshme. 

Ne  bidonat e  gjetur që janë përdorur për vënien e zjarrit, do të shikohen për gjyrmë të gishtave të autoreve nga policia shkencore, shpjegojnë burimet.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco