Dajak vjehrrit, prangoset 39 vjeçarja, pas denoncimit nga burri

Dajak vjehrrit, prangoset 39 vjeçarja, pas denoncimit nga burri

09:20, 15/01/2021
A+ Aa A-

Pesë persona janë vënë në pranga në Tiranë, për vepra të ndryshme penale, në orët e fundit. Mes tyre është edhe një guar 39-vjeçare e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, njofton Policia.

U arrestua gjithashtu edhe 41-vjeçari S. K., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Është kapur edhe një 51-vjeçar pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan Xh. A., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, njofton Policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco