Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Korça zgjohet me bardhësinë e dëborës, temperaturat arrijnë -7 gradë, akull në rrugë

Korça zgjohet me bardhësinë e dëborës, temperaturat arrijnë -7 gradë, akull në rrugë

08:35, 15/01/2021
A+ Aa A-

Në Korçë gjatë natës ka pasur reshje dëborë me intensitet, kryesisht në orën 19:00-02:00.

Reshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me erë të fortë në zonat malore, ndërsa trashësia ka arritur nga 10 cm-20 cm.

Ndërkohë për shkak të reshjeve të borës u punua nga borëpastrueset për mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Po ashtu edhe temperaturat vazhduan në ulje, ndërsa në orët e para të mëngjesit temperaturat arritën deri në -7 gradë.

Kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.

Në dy qafat problematike të Pogradecit, Qafë Thanë e Qafë Plloçë ka reshje me intesitet të lartë dëbore. Edhe pse vijon puna prej disa orësh me mjete borëpastruese sërish qarkullimi është i vështirë dhe kërkohet kujdes i lartë nga drejtuesit e mjeteve. Sipas të dhënave dëbora në Qafë Thanë ka arritur në 15 cm.

Dëbora po shoqërohet edhe me stuhi të erës,duke shkaktuar ndeërprerje të energjisë në zonat e thella malore.  Shkëputje të energjisë ka edhe ne qytetin e Pogradecit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco