Parakalimi i gabuar solli 4 viktima/ Familja banonte në Zvicër

Parakalimi i gabuar solli 4 viktima/ Familja banonte në Zvicër

20:40, 14/01/2021
A+ Aa A-

Në aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Rrubnik-Rrëshen, ku një automjet 'Citroen' me të cilën udhëtonin një familje kosovare u përplas me kamionin, i cili drejtohej nga shtetasi kosovar Isa Ishala, kanë humbur jetën 3 persona të familjes Avdija dhe një i afërm i tyre.

Konkretisht nga përplasja fatale kanë humbur jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeç dhe dy fëmijët Klejdi Koçi 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeç. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga familja është Violeta Avdiaj, vetëm 3 vjeç, e cila ka mbërritur në spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet bëjnë me dije se gjendja vazhdon të jetë e rënduar.

Familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident këtë mbrëmje ishin me targa të Kosovës.

Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, në një prononcim për Report Tv tha se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip 'Citroen' në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Ai tha se është shoqëruar drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.

"Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeç, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku është përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhet në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti 'Citroen' që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi", tha Tarkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco